Ti Shkërdhatë! – Qëndresë HALILI

Poetesha dhe shkrimtarja Qëndresë Halili

( Poezi)

Ti Shkërdhatë!

Ti i tund vithet e tua,

flokët t`i mbulojn ato,

ke trup te bukur prej filizi,

për ta lën bota gjysmen e saj.

Ti gjithmonë ec me anash e pas,

jetën e sheh si kalim,

shikimin në çdo drejtim,

puthje s`i fal askujt,

ama, din të joshësh.

Ti bën sikur s`ke qellime,

Shpesh thua se nuk kupton,

se gjithë këto janë “të pamundur”

dhe se e vërteta është një, si bota.

Ti sillesh rrugëve të qyteti me zhurmë,

me njerëz të huaj,

me sekse të palara,

e të shpërlara me qelbsirë.

Ti netëve të gjata rrin zgjuar,

ke mësuar tani edhe të flesh vetëm,

të nuhasësh çdo dhembje,

dhe të përbish pa përtypje.

Ti që thua se s`ka afat asgjë,

që të ka marr malli për kafshime,

për prekje,

për lëpirje.

Ti me sy egërsire,

që urrejtjen ende se ke mësuar,

ke kohë të rritesh, – të thonë

pleqëria të sjell dëshira zjarri.

Ti vogëlushe këmbëhollë,

shkërdhatë me barkë shpluar,

cigaren ndez për çlirim,

e verë pi për t`u zgjidhur hallet.

Ti saherë thua se “unë s`jam e bukur”

se mirësia nuk është qejf,

pastërtia nuk ka absulutin,

trishtimet t`i sjell lëkura prej lavireje.

Ti, që nuk dëshiron askush të jetë “ti”

imitimet s`i duron,

vet je kopje prej shkërdhate,

që pirdhesh skutave me gojë të hapur.

You may also like...